Familja mbretërore spanjolle zbulon se sa paguhen
Share
Familja mbretërore spanjolle ka publikuar për herë të parë financat e saj. Sipas BBC, mbreti Juan Carlos paguhet 292.752 euro çdo vit nga shteti.
Mbreti paguan 40 përqind taksë mbi të ardhurat e tij. Ai merr 140.519 euro si pagë dhe pjesa tjetër janë shpenzime.
Princi i kurorës, Felipe, merr 146.376 euro. Mbretëresha Sofia dhe tre princeshat marrin në total 375.000 euro. Buxheti total për familjen mbretërore ishte 8.4 milion euro për vitin 2011.
Familja mbretërore ka një staf prej 500 vetësh dhe mbi 4 milion euro të totalit prej 8.4 shkojnë për ta.
Pallati mbretëror bëri me dije se zbulimi i këtyre shifrave i shërben transparencës dhe kohëve moderne.