Familje fatkeqe
Vrasjet kane ndihmuar ne menyre ironike ne mbeshtetjen e ketyre dinastive qe vrasesit jane perpjekur te shkaterrojne, duke futur ndonje here pasardhes ngurrues ne qender te vemendjes, duke u dhene atyre nje ndjenje te forte te nje trashegimie qe duhet permbushur dhe nje vale simpatie nga ku te sundojne. Ne Sri Lanka, qe atehere njihej me emrin Cejlon, Kryeministri Solomon Bandaranaike u vra ne vitin 1959, nga nje murg budist. Bashkeshortja e tij, Sirimavo, e pasoi ate dhe u be gruaja e pare Kryeministre ne bote. E bija, Chandrika Kumaratunga, u be gjithashtu Kryeministre dhe me pas Presidente dhe humbi shikimin ne syrin e saj te djathe pas nje tentative per vrasje nga rebelet e Tigrave te Tamilit ne vitin 1999.
Ne Bangladesh, qe u nda ne vitin 1971 nga Pakistani, dy politikanet kryesore te vendit paten nje fillim te njejte te dhunshem ne karrieren e tyre politike. Sheikh Hasina hyri ne politike, pasi babai i saj, lideri i pavarur Sheikh Mujibur Rahman, u vra gjate nje grushti shteti te ushtrise ne vitin 1975. Personi i cili erdhi ne pushtet pas ketij grushti shteti, gjenerali Ziaur Rahman, u vra gjate nje kryengritjeje te ushtarakeve ne vitin 1981. Gruaja e tij, Begum Khaleda Zia nuk frikesua, duke i dhene fund jetes se saj si nje shtepiake per t'iu bashkuar politikes. Ajo u be Kryeministrja e pare femer ne nje vend mysliman ne vitin 1991, perpara se rivalja e saj, Sheikh Hasina te merrte postin ne vitin 1996. Sot te dyja jane arrestuar nga qeveria e mbeshtetur nga ushtria dhe perballen me akuzen per korrupsion.
Jo vetem dinastite kane vuajtur
Mohandas K. Gandi, i njohur gjithashtu me emrin Mahatma ose Shpirti i Madh, u vra ne vitin 1948. Kryeministri i pare i Pakistanit, Liaquat Ali Khan, u vra ne vitin 1951 ne Ravalpindi, ne te njejtin qytet ku Benazir Buto vdiq pardje. Ne nje interviste te vitit te kaluar per revisten indiane "Outlook" ne Dubai, Benazir deklaroi se ajo shpresonte qe tre femijet e saj te zgjidhnin nje karriere tjeter. "Megjithese vij nga nje familje politikanesh me ndjenje te forte detyre ndaj vendit tim, do t'i keshilloja ata te qendronin larg politikes, t'i sherbejne vendit ne nje menyre tjeter", u citua ajo. "Si nje mjek, nje punonjes social, cdo gje tjeter". "Femijet e mi me kane thene se jane shume te shqetesuar per sigurine time. I kuptoj keto shqetesime. Por ata jane Buto dhe ne duhet te perballemi me te ardhmen me guxim, me cfare do qe te sjelle ajo