Fansat i hakmerren Rihanna-s

Ajo ka dalë sërish me vonesë në skenë edhe në Manchester, prandaj publiku ka reaguar.
Ndoshta Rihanna duhet të kishte marrë një çadër me vete në skenë, pas vonesës së panumërt edhe në koncertin e Manchesterit. Sikur të mos mjaftonte kaq, edhe ka shfryrë ndaj fansave, disa prej të cilëve nuk kishin nguruar t'i lëshojnë edhe patatina në shenjë proteste.
Tepër e tensionuar, këngëtarja priti fundin e një kënge, përpara se të merrte fjalën, duke i bërtitur publikut.
"Ka çmenduri të mira dhe çmenduri të këqija. Kur lëshoni m*t në skenë, është një budallallëk i madh. Dua t'iu bëj të kërceni, por mos i bëni keq ekipit tim. Ju lutem, mos vazhdoni më me këtë m*t, pra duke hedhur patatina!"./Indeksonline/