E Hënë, 2 Nëntor 2026

Fasha për konsumatorët familjarë, kreu i OSHEE e zbulon: Nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë në vitin 2026

Drejtuesi i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), Enea Karakçi, është shprehur se në vitin 2026 nuk do të ketë rritje të rritje të çmimit të energjisë. 

Komentet Karakçi i bëri në ‘Ditari i Pasdites’ me gazetarin Pandi Gjata në A2 CNN, ku tha se çmimi i miratuar me ulje në shkurt të vitit 2025 për abonentët familjarë, do të jetë në fuqi edhe në vitin 2026. 

Ai shtoi gjithashtu se familjet e kanë shfrytëzuar maksimalisht uljen e çmimit të energjisë për ata që harxhojnë nën 700 KW, duke mos e kaluar këtë fashë. 

“Çmimi vazhdon të jetë i ulur, patjetër që nuk do të ketë rritje çmimi në vitin 2026, pra do jetë i njëjti çmim i miratuar me ulje në vitin 2025. E theksoj faktin se ne bëmë një ulje çmimi me 10.5 % në vitin 2025, që do vazhdojë të jetë i aplikueshëm edhe në vitin 2026. 

Nga shifrat e kompanisë shikoj dy gjëra interesante, që të jem korrekt përsa i përket çmimit. E para ne mendonim që fasha e klientëve të cilët do e kalonin këtë 700 KW që kishte çmimin e ulët do ishte më e lartë. 

Por kemi parë që familjet qytetare kanë tentuar maksimalisht që të shfrytëzojnë fashën e uljes së çmimit dhe të jenë brenda 700 K˔, tha mes të tjerash Karakçi. 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›