Fate Lufte nga Mirela Oktrova

Mirela Oktrova
Ekspozita fotografike Fate Lufte prezanton në Muzeun Historik Kombëtar punën e gazetares Mirela Oktrova. Janë rreth 110 fotografi nga kampet e refugjatëve Kosovarë në Maqedoni, të realizuara përgjatë tre muajve të vitit 1999, kur Oktrova shoqëronte misionin që evakuoi refugjatët e Kosovës nga Maqedonia për në Gjermani.
Ekspozita ndahet në katër pjesë: Pjesa e parë e ekspozitës bën fjalë për largimin nga ferri; pjesa e dytë përmban portrete individësh që shprehin gjendjen e tyre emocionale, për të ardhur përsëri tek largimi i dytë nga ferri; ndërsa në fund mbyllet me epilogun. Duket se gjinia e preferuar është portreti. Te Fate Lufte gjen portrete të individëve, sidomos portrete të fëmijëve e të moshuarve. Ekspozita qëndron e hapur për publikun deri më 18 qershor.