E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fati i Stalinit në Tiranë(FOTO)

Nga Entela Resuli

Ishte 20 vjeç në vitin 1971 kur ka filluar punë si fonditor, e tani është i vetmi që hap derën çdo mëngjes, edhe kur nuk ka asgjë për të punuar. Vladimir Metani ka filluar të punojë në Qendrën e Realizimit të Veprave të Artit në moshën 20 vjeçare. Sot ai është 60 vjeç dhe pas 5 vitesh del në pension. Ka pasur 40 vite punë intensive dhe dita- ditës ka frikën e humbjes së saj. Sot duket se i ka ardhur fundi

Kjo fonderi pas viteve 90 është kthyer në një burg për statujat e bustet e diktatorit Hoxha dhe të gjithë atyre që janë quajtur të tillë. Shumica e tyre janë shkrirë për ti dhënë formë të tjera ngrehinave, një pjesë tjetër janë shkatërruar. Ajo që ka mbetur nga Hoxha në atë ambient është vetëm një gjysmë busti i bërë me gur dhe ai është i dëmtuar, nuk e ka hundën. Kanë qenë duart e 40 fonditorëve që kanë punuar ndër vite në atë institucion e kanë krijuar veprat të tilla. Për këtë arsye Metani mbron idenë ato duhet të ruhen, por kur vjen puna, urdhrat janë urdhra dhe duhet zbatuar.

Nuk dihet çfarë do të ndodh me bustin e Stalinit apo të Enverit, që vazhdojnë të qëndrojnë aty ata do lëvizin se për ku, ende nuk e dimë.

Fotot tregojnë çfarë ndodh në Qendrën e Realizimit të Veprave të Artit. Dikur aty, bashkë me diktatorin Hoxha dhe Stalini ka qëndruar edhe Azem Hajdari, por vitin e kaluar e morën për ta vendosur në qendër të Tiranës, pas 6 vitesh pritje(Historia-ime.com)

stalin

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›