E Diel, 1 Nëntor 2026

Fatmir Kajolli 10 vjet ne kerkim

Fatmir Kajolli, këshilltari bashkiak i Partisë Republikane në Fier i arrestuar për llogari të drejtësisë italiane ishte dënuar që në vitin 2002 me 16 vjet burg dhe 160 mijë euro gjobë me akuzën e trafikut të droges.

Ky vendim eshte dhene nga Gjykata e Milanos, ndersa nje denim me 24 vjet burg eshte dhene atij nga Gjykata e Romes. Shpallja e tij ne kerkim nderkombetar eshte bere me heret, por ekzekutimi eshte realizuar pas me shume se 10 vjet. Arsyeja e kesaj vonese te ekzekutimit te ketij urdheri kerkimi nga ana e Interpolit shqiptar nuk behet publike nderkohe qe Kajolli gjate kesaj kohe kishte ndertuar nje biznes te tijin dhe kishte nje aktivitet politik shume te njohur ne qarkun e Fierit.

Ai eshte keshilltar bashkiak perfaqesues i Partise Republikane ndersa ne Qarkun e Fierit eshte angazhuar gjeresisht ne fushatat elektorale per mazhorancen e djathte por edhe per kandidatet e majte ne zgjedhjet lokale. Bizneset e tij kane marre persiper shume nga punet publike qe realizohen me fondet e bashkise se Fierit. Nderkohe qe Kajolli permendet si mik i disa ministrave ne qeverine aktuale.

Ne Itali ai eshte akuzuar per trafik droge dhe pjesëmarrje ne organizata kriminale te trafiqeve ilegale. Per te jane dhene dy denime me burgim, ne mungese nderkohe qe policia italiane kishte vertetuar me ane te pergjimeve perfshirjen e tij ne kete rrjet. Ai eshte shpallur ne kerkim dhe pas vendimit te Gjykates se Milanos ka kerkuar shfuqizimin e vendimit te gjykatave italiane me arsyetimin se avokatit te tij shqiptar nuk i ishin dhene ne dispozicion materialet e gjyqit ne gjuhen shqipe.

Kerkesa per shfyqizim eshte bere ne Gjykaten Europiane per te Drejtat e Njeriut. Ne prill te vitit 2008 gjykata rrezoi kerkesen dhe la ne fuqi vendimin e gjykatave italiane, ky eshte vendimi i dhene nga kjo Gjykate Europiane.

Biznesmeni dhe aktivisti politik tani pritet te dale para gjykates ne Fier per masen e ndalimit ne pritje te kerkeses dhe dokumentave te shtetit italian qe pritet te kerkoje esktradimin e tij per te vuajtur ne burgjet italiane denimin prej gati 40 vjet burgim.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›