E Diel, 1 Nëntor 2026

Fatmir Sejdiu jepdoreheqjen siPresident i Kosoves

PRISHTINE-Presidenti i Kosoves ne nje deklarate per mediat drejtuar te gjithe popullit kosovar ka dhene sot rreth ores 1430 doreheqjen e pa-revokueshme nga ky post duke respektuar sic u shpreh ai vendimin e Gjykates Kushtetuese.

Me sinqeritet e krenari Sejdiu ka bere rezymene e punes se tij te gjate ne krye te shtetit te Kosoves ku ne dy mandatet presidenciale permend arritjet me te bujshme te qeverise qe ai drejtonte.Kur kthehem te shoh te kaluaren ndjehem krenar te them se edhe une kam vene nje vule ne lirine dhe pavaresine e vendit- deklaron Sejdiu.

Vendimin per largimin nga posti i Presidentit Sejdiu e justifikon si nje vendim qe respekton ne thelb interesin e qytetareve dhe institucionet e vendit. Mbajtja e dy posteve sipas tij nuk perben shkelje te Kushtetutes por meqe Gjykata Kushtetues vendosi te kunderten presidentit Sejdiu nuk i ngelet gje tjeter vecse ta pranoje. Une kam besuar se mbajtja e postit te LDK-se duke mos e ushtruar ate profesion nuk perben shkelje te Kushtetutes. Megjithate Gjykata Kushtetuese vendosi te kunderten dhe e respektoj kete vendim por ende nuk e kam marre kete vendim nga gjykata- u shpreh Sejdiu.

Largimi i tij vjen si respekt i pakufishem ndaj qytetareve te Kosoves.Te dashur qytetare para pak kohesh ne parlamentin e Kosoves kam thene se konjukturat politike ikin e vijne ajo qe mbetet eshte vleresimi i qytetrit ne jemi vetem kalimtare i perjetshem eshte vullneti i qytetarit ndersa shtoi seNuk do ti kursej energjite dhe dijet per vendin tim per te kontribuar ne zhvillimin e vendit.

Kerkesen e tij zoti Sejdiu e ka bazuar ne vendimin e Gjykates Kushtetuese te Kosoves sipas te cilit ai e ka shkelur seriozisht Kushtetuten me faktin se ka mbajtur dy poste ate te presidentit te Kosoves dhe te kryetarit te Lidhjes Demokratike te Kosoves. Ne perputhje me Kushtetuten postin e Presidentit te Kosoves do ta marre perkohesisht Kryeparlamentari Jakup Krasniqi.

Per here te dyte Fatmir Sejdiu eshte zgjedhur president i Kosoves ne fillim te janarit 2008 me mandat pesevjecar.

Nese Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike vendosin ta ruajne kete formule qeverisese atehere LDK-ja brenda ketyre gjashte muajve mund te dale me nje propozim te ri per president te Kosoves.

Emri i presidentit te ri votohet ne tri raunde ne Kuvend dy raundet e para me dy te tretat e votave dhe raundi i fundit me shumice te thjeshte prej 61 votash
m.a/BalkanWeb Lidhje te tjera Krasniqi Nuk do te kete vakum institucional LDK Doreheqja e Sejdiut akt moral Thaci vlereson doreheqjen e Sejdiut AAK Koalicioni Sejdiu-Thaci demtoi Kosoven VIDEO Fatmir Sejdiu jep doreheqjen

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›