Fatmirja se harron Ibrahim Rugovën

Futbollistja kosovare, me famë botërore, Fatmire Bajramaj e ka shfaqur në profilin e saj respektin që ka për ish presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.
Futbollistja nga Gurrakoci i Istogut ka publikuar para pak minutash një foto ku është e veshur me një bluzë me foton e ish presidentit historik.
"Rugova kurrë nuk harrohet", shkruan Fatmire Bajramaj në profilin e saj.
Fatmire Bajramaj luan për kombëtaren gjermane të femrave në futboll, duke qenë një futbolliste shumë e respektuar në arenën ndërkombëtare./Indeksonline/