Fatos Nano: Integrimi i Shqipërisë, bashkëpunim mes mazhorancës, ndërkombëtarëve dhe të majtës

Gjirokastër, 1 korrik, NOA Mazhoranca, ndërkombëtarët dhe e majta shqiptare, janë tre faktorët, bashkëpunimi mes të cilëve do të çonin përpara dhe në mënyrë të shpejtë procesin e integrimit të Shqipërisë në Evropë.
Ish lideri historik i Partisë Socialiste, dhe ish kryeministri Fatos Nano është rishfaqur në publik, me këtë deklaratë të shkurtër politike, ku ai ka theksuar se të gjitha replikat mes opozitës dhe mazhorancës janë të pavend në këtë moment, përballë çështjes aq të rëndësishme, integrimit të Shqipërisë në BE.
Ish lideri i të majtës, që e kryesoi Partinë Socialiste, nga viti i themelimit në 1991 deri në vitin 2005, e bëri këtë deklaratë kushtuar integrimit në fshatin Lunxhëri, të Gjirokastrës, ku po tërhiqte titullin Qytetar nderi akorduar të atit të tij, Thanas Nano, pas vdekjes.
Pikërisht në këtë kohë kur akuzat e partisë Socialiste ndaj mazhorancës bëhen edhe më të forta, një vit pas zgjedhjeve të 28 qershorit, dhe kur ndërkombëtarët kërkojnë dialogun poltik mes opozitës dhe mazhorancës në favor të zgjidhjes së krizës, deklarata e ish kryeministrit Fatos Nano, duket se vjen pikërisht si një mbështetje e fortë ndaj politikës funksionale, kundër ngërçit të tejzgjetur.
Ish lideri socialist, Nano, i mungonte publikut me deklaratat e tij, prej gati një viti, kur deklaroi në një emision televiziv, se Partia Socialiste dhe opozita e majtë në gjendjen e përçarë në të cilën ndodhet rrezikon të humbasë zgjedhjet, duke kërcënuar se në një rast të tillë të nesërmen e ditës së zgjedhjeve ai do të ndërmerrte një lëvizje për reformimin e partisë socialiste dhe bashkimin e së majtës.
Dhe sipas nanos, kjo deklaratë doli e vërtetë, pasi opozita humbi zgjedhjet, duke i hapur kështu udhë ngërçit politik me mazhorancën, në kërkim të transparencës së votave të 28 qershorit.
Nano nënvizoi, pak përpara zgjedhjeve të vjetshme, thembra e Akilit për krizën e sotme politike, se nuk besoj se opozita e sotme është në gjendje të konkurrojë apo të fitojë jo më debate të pjesshme, por ballafaqimin elektoral të fundmuajit të ardhshëm. Modeli i Bashkisë së Edi Ramës, të cilin ai pretendon ta shtrijë në gjithë Shqipërinë, së pari nuk është model i socialistëve. Dhe unë jam i bindur që modeli i Bashkisë së Tiranës është i pafrytshëm për të qeverisur Shqipërinë. Unë afirmoj nevojën e një transormimi pozitiv që nis nga e para të së majtës shqiptare, të Partisë Socialiste dhe të forcave të tjera opozitare dhe në rast se kjo gjendje siç duken gjasat nuk do ti çojë dot në një maxhorancë qeverisëse, kjo mbetet një detyrë që fillon më datën 29 qershor.
Sipas Nanos, Partia e sotme socialiste jo vetëm u grabit apo u ble nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, por edhe u deformua, u degradua, u përçudnua, iu fshi memorja dhe arkivi i eksperiencës politike dhe qeverisëse. Tashmë edhe po transformohet nga pikëpamja e përfaqësuesve me njerëz pa identitet dhe që nuk kanë asnjë rekord publik në politike apo në administrimin publik të shtetit dhe qeverisjes.
Për shkak të sulmeve ndaj kreut aktual të Partisë Socialiste, ish lideri i të majtës, Fatos Nano, u la qëllimisht jashtë listës së kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste, në zgjedhjet e vitit të shkuar, gjë që edhe po të kishte ndodhur do të ishte refuzuar prej tij, sikundër Nano vetë ka deklaruar, për të gjitha shkaqet e transformimit të PS-së.
mit/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm") rexhep - eselamu alejkum |01/07/2010 17:57:13 Jo bre unë kurrë nuk besoj në këtë njeri. Ky ka shumë fytyra, hiç nukoshte ma i mirë se Edi Rama i fëlliqtë... Koha e ka tregu këtë...të
gjithë jemi dëshmitarë... Komentoje 0 0 olimpjon |01/07/2010 17:26:39 z.Nano sikur ju mos te isht larguar nga partia sot do ishim ne familjen e madhe
EUROPIANE ju do i kishit dhene nje ndihme te madhe per integrimin e vendit me
respekt... Komentoje 0 0 var JOSC_postCSS=1; Powered by !JoomlaComment 4.0alpha 3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." var JOSC_ajaxEnabled=1;if (!JOSC_http) JOSC_ajaxEnabled=false;var JOSC_sortDownward='1';var JOSC_captchaEnabled=true;var JOSC_template='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment/templates/JQdefault-emotop';var JOSC_liveSite='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment';var JOSC_ConfigLiveSite='http://www.noa.al/';var JOSC_linkToContent='http://www.noa.al/index.php/politike/87-politike/25784-fatos-nano-integrimi-i-shqiperise-bashkepunim-mes-mazhorances-nderkombetareve-dhe-te-majtes';var JOSC_autopublish='1';