Faza e tretë e Olimpiadës së Matematikës, nxënësit sfidojnë dijet e tyre

TIRANË, 14 shkurt/ATSH/ 55 nxënës nga arsimi bazë dhe i mesëm sfiduan njohuritë dhe aftësitë e tyre një garë të vërtetë ekselence në fazën e tretë të Olimpiadës së Matematikës.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga faza e tretë e Olimpiadës së Matematikës.
Procesi u administrua sipas standardeve nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, duke vendosur në qendër meritën, përkushtimin dhe pasionin për matematikën, vlera që bëjnë krenarë nxënësit dhe komunitetin arsimor.
Olimpiada e Matematikës vazhdon të jetë një mundësi për nxënësit të demonstrojnë talentin e tyre, duke u përgatitur për sfida të reja në fushën e dijes dhe konkurrencës akademike.
/r.e/