E Diel, 1 Nëntor 2026

Federata Vatra në SHBA: Opozita, po luan me fatet e Shqipërisë

Uashington, 4 maj, NOA - Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra, përmes një deklarate lidhur me zhvillimet më të fundit politike në Shqipëri, ka shprehur shqetësimin për gjendjen e rëndë të krijuar, duke i cilësuar veprimet e ndërmarra nga opozita si absurde.

Djegia e flamurit të NATO-s gjatë protestave të opozitës para dy ditësh në sheshin e Tiranës, është një akt i shëmtuar të cilin Vatra e dënon në mënyrën më të ashpër, si një akt të ulët që dëmton prestigjin e shqiptarëve dhe tenton të dëmtojë procesin e integrimit të tyre në Europë, thuhet në deklaratën e Vatra-s.

Duke shtuar se obstruksionizmi i palës humbëse mbas votimeve të 28 qershorit, është shtuar në vend të një bashkëpunimi konstruktiv me koalicionin qeveritar për të mirën e vendit, pa iu shmangur rivalitetit politik që është normal në një sistem demokratik.

Me bojkotin e parlamentit dhe me protestat e pafund, sipas disa analistëve, udhëheqësi socialist tenton të ruajë vendin në krye, pasi sipas statutit të partisë, ai duhet të japë dorëheqjen kur humbet zgjedhjet dhe ia lë vendin tjetërkujt. Por këmbëngulja për mosbindje civile dhe thirrjet ogurzeza Ja vdekje ja liri dëshmojnë për mendimin e marrjes së pushtetit me çdo kusht, duke rrezikuar trazira në Shqipëri. Kjo na kujton vitin tragjik të 1997-ës, nënvizon Gjon Buçaj, kryetar i federatës Vatra.

Në fund, thuhet se qeveria e dorëzoi Pyetësorin për anëtarësim në BE, ndërsa delegacioni i opozitës nuk u bashkua me atë të qeverisë as për të bërë dorëzimin, duke dëshmuar kështu se PS është kundër integrimit, aspirates shekullore të shqiptarëve.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm") atdhetari - koment |04/05/2010 22:48:31 bashkekombas anetare te vatres nuk merren lajmet e drejta duke e shikuar atdheun
me teleskop nga pertej oqeanit!dergoni nje delegacion nga shoqata juaj dhe e te
gjithe neve ne memedhe te shikojne me syte e tyre faktet dhe pastaj beni
komente. nese doni nje mendim sa per fillim po ju them qe nuk mun te intregohet
atdheu ne evrope me vota te vjedhura(dhe ky eshte fakt ne mes te diellit dhe me
barkun bosh. c'na duhen vizat te vemi te lypim dhe te prostituojme rrugeve te
evropes per te mbushur barkun me buke sipas jush? Komentoje 19 21 petref Vila - poshte Nato |04/05/2010 22:44:02 Nato eshte organizmi me gjakatar qe egziston sot ne bote. Nuk eshte djegur
flamuri sepse nuk do guxonte askush, djegija eshte spekulim filmik i
televizionit Klan dhe atij shteteror te lidhur me Berishen. Komentoje 36 4 var JOSC_postCSS=1; Powered by !JoomlaComment 4.0alpha 3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." var JOSC_ajaxEnabled=1;if (!JOSC_http) JOSC_ajaxEnabled=false;var JOSC_sortDownward='1';var JOSC_captchaEnabled=true;var JOSC_template='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment/templates/JQdefault-emotop';var JOSC_liveSite='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment';var JOSC_ConfigLiveSite='http://www.noa.al/';var JOSC_linkToContent='http://www.noa.al/index.php/politike/87-politike/21897-federata-vatra-ne-shba-opozita-po-luan-me-fatet-e-shqiperise';var JOSC_autopublish='1';

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›