E Shtunë, 31 Tetor 2026

Federer thyen rekordin e titujve masters

Roger Federer regjistroi ditën e martë fitoren e tij të 40-të në kompeticionet masters, duke marrë rekordin e fitoreve në këto turne, pasi mposhti në Londër rivalin Janko Tipsareviç në dy sete, 6-3, 6-1.

Numri dy në botë, Federer është edhe tenisti më i suksesshëm në Grand Sleme, në të cilat ka arritur të fitojë 17 herë, ndjekur nga Pete Sampras me 14.

Suksesi i së martës erdhi në Kupën Masters, turneun që mbyll një sezon tenistik duke bashkon tetë tenistët që kanë përfunduar në tetë vendet e para të renditjes së përgjithshme gjatë vitit.

Fitorja në fushën e kaltër të arenës “O2” në Londër, i dha Federerit suksesin e gjashtë në Kupën Masters, një më shumë se Sampras dhe Lendl.

Ky i fundit, mbante më parë edhe rekordin për sukseset e përgjithshme në turnetë masters, me 39 suksese të tilla.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›