E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith: Marrëveshja politike ofron zgjedhjen e Presidentit

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar ka mirëpritur marrëveshjen e arritur midis partive më të mëdha politike në Kosovë, duke vlerësuar se ajo “ofron perspektivën për zgjedhjen e shpejtë dhe të rregullt të presidentit të Republikës dhe hap rrugën për reformën e pranuar reciprokisht të procesit zgjedhor”.

“Unë i uroj udhëheqësit e përfshirë për përkushtimin e tyre të përbashkët ndaj progresit politik dhe shpresoj se koalicioni qeveritar tani do të mund të përqëndrohet në adresimin e sfidave të rëndësishme të politikave që kanë ndikim në jetën e përditshme të qytetarëve”.

“Kjo mund të hapë një epokë të re të qeverisjes më përfshirëse dhe konsensuale, në të cilën të gjithë aktorët mund të japin kontributin e tyre”, ka thënë mes te tjerash Feith, nëpërmjet një deklarate për shtyp.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›