E Shtunë, 31 Tetor 2026

Felaj Pse pasuria e zonjes Bregu eshte e ndare

Sipas Felajt ministrja nuk ka sqaruar se pse pasuria me bashkeshortin e saj eshte e ndare kur dhe ku eshte regjistruar si e ndare.

Ne deklarimet e pasurise se Ministres se integrimit dhe bashkeshortit te saj nuk gjen asnje shpjegim pse pasurite e tyre jane ndare dhe cilat pasuri konkretisht. Se dyti zonja Ministre e Integrimit ne deklarimin e saj te pasurise te dates 19.03.2009 deklaron se eshte pakesuar me 120 000 euro depozita ne emer te bashkeshortit te saj ne Intesa San Paolo thote deputetja e opozites.

Me tej ajo sqaroi se me parate e depozites bankare ministrja Bregu ka deklaruar se eshte paguar shume per blerjen e nje apartamenti duke e akuzuar zonjen Bregu se ka deklaruar uljen e depozites dhe apartamentet e blera.

Perse nuk e keni deklaruar veprimin qe u krye me keto para ashtu sikurse qartesisht ju detyron ligji per deklarimin e pasurise dhe udhezimi i shkruar ne krye te cdo faqeje te deklarates se interesave private Dhe se fundi zonja Ministre e Integrimit a mund te na thoni se sa ministra ka sot ne Europe qe bejne manovra te tilla me deklarimet e pasurise se tyre. Zonja ministre tregojuni shqiptareve nje minister ne Europe pasurite e te cilit jane objekt hetimi nga Prokuroria e Krimeve te Renda si pasuri te personave te lidhur me persona te dyshuar per pastrim parash tha ajo me tej.

2010-10-11 1611

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›