E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fellaini: Manchester United, klubi më i madh në botë

Futbollisti Marouane Fellaini ka deklaruar se me kalimin te Manchester United ai ka realizuar ëndrrën e fëmijërisë, ti bashkohet klubit më të madh në botë.

Jam shumë, shumë i lumtur. Është një moment i madh për mua. Kam pritur një kohë të gjatë, kam punuar fuqishëm për këtë dhe jam shumë i lumtur që i bashkohem këtij klubi të madh, këtij klubi të shkëlqyeshëm.

Shpresoj se do të jap gjithçka për këtë klub. Është kubi më i madh në botë, prandaj sigurisht se dëshiroja ti bashkohem. U përpoqa me gjithçka.

Kur isha i ri ëndërroja të luaj për Manchester United. Tani jam këtu, prandaj do të jap më të mirën për klubin. Dua të fitoj trofe. Kjo është gjëja më e rëndësishme, ka thënë Fellaini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›