Femerët e Jagodinës në Elbasan – Familja që ka ndërtuar 2 hektarë sera për perimet

Fshati Jagodinë i Elbasanit ka rreth 60 ha sera, ndërsa prodhimet e tyre bujqësore konkurrojnë në treg me cilësinë.
Osman Sula është një ndër fermerët e fshati Jagodinë që së bashku me familjen e tij ka investuar në ndërtimin e rreth 2 hektarëve me sera me të cilën kjo familje siguron ekonominë e saj.
Fermeri ka mbjelle një sipërfaqe me një kultivar lakre që vjen nga Belgjika dhe që është mjaft e kërkuar ne treg, por nga ana tjetër tregu jo gjithnjë është i stabilizuar përsa i përket çmimeve qe lëvizin nga dita në dite.
Edhe pse në këtë zonë prodhimet bujqësore janë të shumta dhe cilësore, fermerët në mungesë të një pike grumbullimi, janë të detyruar ta dërgojnë produktin e tyre në Lushnjë gjë që ndikon në rritjen e kostove.
RTSH