Fëmijë e emigrantëve probleme me gjuhën shqipe, humbasin 1 vit shkollë
Tiranë- Mbi 2700 nxënës shqiptarë të kthyer gjatë vitit 2012 nga Italia dhe Greqia janë regjistruar në shkollat shqiptare.
Rikthimi pas shume vitesh ne Shqiperi ka bere qe keta nxenes te perballen me nje problem te madh, gjuha shqipe. Nje pjese e madhe e nxenesve hasin probleme te medha ne te folur por edhe ne te shkruar ne gjuhen shqipe, cka ka bere qe shume prej tyre, te bejne nje vit pushim.
” Kur nuk dihet gjuha përgjithësisht kanë vazhduar, sepse e mësojnë gjuhën rrugës, fëmijët janë shumë të zotë sidomos me gjuhën e tyre që e bëjnë edhe me prindërit në shtëpi, mjedisi gjuhësor është i favorshëm. Vetëm për ata që vijnë nga jashtë dhe kërkojnë të futen në provime me zgjedhje, në maturë, në qoftë se ai di gjuhën e merr përsipër, përndryshe duhet të marri një vërtetim nga katedra e gjuhës së huaj pranë Univesritetit të Tiranës”,- shprehet zëvendes ministri i Arsimit Halit Shamata.
Nxenesit te cilet jane ne ciklin 9-vjeçar e kane me te thjeshte per te punuar me gjuhen shqipe dhe programin mesimor.Veshtiresi paraqesin te rinjte qe duhet te ndjekin ciklin e larte arsimor.Para se ata te japin provimet e detyruara duhet te japin provimin e gjuhes shqipe, pasi nje pjese e madhe nuk e zoteron ate.
“Por rasti më i përgjitshëm me dëshirën e prindërve, një pjesë e tyre kanë ndrojtje dhe bëjnë një vit pushim për të mësuar gjuhën shqipe, kurse më të suksesshmit kanë qenë ato që janë futur edhe në mes të vitit dhe e kanë mësuar gjuhën në rrugë e sipër”,- shprehet Shamata.
Kriza ekonomike qe ka prekur Italine dhe Greqine ka bere qe ne Shqiperi te kthehen mijëra familje duke vene ne dukje, problemin e madh ate te mosasimilimit te gjuhes shqipe.
Marrë nga Top Channel
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Tëitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: