Femijeri e keqperdorur Romani Vajza

Kater muaj me pare Angelika Klssendorf-i u shperngul ne fshat. Larg nga sheshi i kishes nga pijetoret bota e qytetit dhe populli i kafese Latte-Macchiato te lagjes Berlin-Mitte dhe brenda ne boten e organizuar te nje fshati me 400 fryme ne Brandenburg. Ketu ajo ka nje shtepi te vogel me nje oborr te madh te eger perreth. Ka edhe dy shoke qe i rrine vigjilente prane Hugon qenin kone me qime te shpupurisura dhe Penny-n shoqen e tij. Penny ka pamjen e nje lope te vogel. Me nje fjale eshte nje kombinim i lopes cjapit dhe lakuriqit te nates. Keshtu mendon te pakten Angelika Klssendorf-i dhe madje me nje veshtrim pak a shume serioz. Dhe naten kur nganjehere degjoj levizje feshferitese ne shtepi une mendoj qe Penny-it behet gati te niset fluturim te lakuriqet e tjere te nates.
Punetore e disiplinuar
Pervec kesaj lope te vogel qe pellet naten naten nuk gjen askend ne shtepine e Angelika Klsseldorfit. Figurat e saj letrare ajo i lejon te dalin vetem diten dhe kjo ne kohe shume te percaktuara. Ne mengjes rreth ores shtate e gjysme fillon turni i saj pastaj ajo ulet mbi tryeze starton kompjuterin dhe papritur ata jane te gjithe aty. Por sapo e shuan Angelika Klsseldorfi kompjuterin gje qe ndodh shume vone pasdite te gjithe keta burra fiktive gra dhe femije zhduken.
Por lexuesi nuk shpeton dot lehte nga figurat e Angelika Klsseldorfit. Sepse te gjithe keta te poshteruarit te braktisurit dhe te fyerit mberthehen me te gjithe fuqine e trupave dhe shpirtrave te te tyre te plagosur tek lexuesi dhe kerkojne prej tij ate vemendje e cila shumicen e kohes nuk u rezervohet ne jete. Ata qe kane shenja e vula ne trup jane shoket e saj me te afert thote Angelika Klsseldorfi.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Autorja Angelika Klssendorf
Te jetosh me dhe per letersine
Ne jeten e saj ajo e ka hedhur veshtrimin gjithmone atje ku eshte erresire. Dhe ajo ka lexuar shume. Shumicen e hereve ka lexuar libra te cilet kane qene me permbajtje tragjike dhe melankolike. Sic jane librat e Dostojevskit. Vete ajo ka nisur te shkruaje ne moshen gjashtembedhjetevjecare. Poezi ne stilin e Else Saske-Schlerit. Pastaj duke i qendruar me prane vetes ka thurrur tregime te limuara per ti bashkuar me art me njera-tjetren. Dhe tani romani Vajza nje jete femijesh krejtesisht e keqperdorur nje histori familjeje per te te ardhur keq ne 180 faqe e treguar ne menyre lakonike dhe e cila i qendron larg kerkimit te shkaqeve. Studimet e shkencave sociale asaj nuk i interesojne thote autorja. Per me teper ajo i veshtron figurat pa i gjykuar fare sikur te ndodheshin pas xhamit. Une vezhgoj ndoshta edhe cfare ndodh me to. Dhe si sillen ato.
Ata me vula ne trup
Babai ky pijanec qe rend pas fustaneve te grave e qe vjen vetem rralle ne shtepi. Nena e cila eshte e pakontrolluar dhe qe ua zbraz pa pritur zemerimin e saj femijeve- vajzes kocke e lekure me kembe te holla te cilen ajo nuk arriti ta abortonte dhe djalit me floke kacurrela si engjell- kur i vjen ne maje te hundes goditjet poshterimet e neveritshme zemerimin dhe shqetesimin e mesuesve dhe fqinjeve.
Historia ne fjale mund te zhvillohej edhe sot thote Angelika Klssendorfi neser ose dje. Ajo qe tregohet ne te eshte gjithmone e mundur qe te ndodhe pavaresisht nga vendi. Ate qe kam perdorur ne femijeri dhe ne RDGJ per librin tim per te njeriu ka nevoje qe te arrije te shkruaje. Njeriu ka nevoje per nje godine te jashtme.
Angelika Klssendorf u rrit ne RDGJ. Deri ne vitin 1995 ajo jetoi ne Lajpcig. Pastaj ajo paraqitje nje lutje per largim nga vendi. Ajo e konfronton atdheun e saj socialist ne romanin e saj Vajza me nje te vertete per te cilen heshtej pra160 bme faktin qe edhe ne Lindje te Gjermanise ka pasur familje problematike te shtresave te uleta te popullit. Por njekohesisht ne librin e saj ajo kendon kengen e karakterit te pathyeshem.
Autor Silke Bartlick/ Auron Dodi
Redaktoi Bahri Cani