Fëmijët braktisin internetin për anglishten
Edhe pse jetojmë në epokën e internetit, edhe pse vendi është i përfshirë në projekte ambicioze, si “Shqipëria në moshën e internetit”, metodat e komunikimit klasik nuk janë drejt zhdukjes... Mijëra fëmijë, edhe në ditët e sotme, kanë dëshirë të shkruajnë letra, të komunikojnë me bashkëmoshatarët nëpërmjet letërkëmbimit. Bëhet fjalë për fëmijët deri në 12 vjeç, të cilët mësojnë dy lëndë mësimore me metoda të veçanta.
Anglishten, gjeografinë dhe historinë e Koresë, Hong-Kongut, Shteteve të Bashkuara të Amerikës disa prej fëmijëve e mësojnë duke këmbyer letra mes bashkëmoshatarëve të tyre që jetojnë në këto vende. Projekti zhvillohet me ndihmën e organizatës jofitimprurëse “ëorld Vision”. Sipas kësaj strukture, që nga viti i parë që ka nisur ky projekt e deri më sot, numërohen rreth 20 mijë fëmijë, të cilët kanë marrë dhe kanë dërguar letra mes tyre. Shpeshherë kjo formë komunikimi sjell edhe vizita të miqve jashtë vendit, për t’u takuar si dhe për të vizituar fëmijët.
LetërkëmbimiFëmijët, me anë të letrave, ndërtojnë miqësi me bashkëmoshatarë ose më të rritur nga Koreja. Fëmijët mësojnë të flasin më shumë për veten, proces që ndikon pozitivisht në zhvillimin psiko-social të tyre. Fëmijët mësojnë rreth kulturave të huaja si dhe të vlerësojnë kulturën e tyre, duke e ndarë me bashkëmoshatarët e tjerë. Nxënësit kanë mundësi të marrin pjesë në veprimtari të ndryshme, që synojnë zhvillimin e gjithanshëm të tyre.
Miqtë e fëmijëve shqiptarë, me anë të letrave, ndërtojnë miqësi me fëmijët dhe familjarët e tyre. Atyre u jepet mundësia të kontribuojnë në zhvillimin e komunitetit, duke bërë të mundur realizimin e projekteve për mirëqenien e fëmijëve.
Komunitetet e fëmijëve të cilët janë pjesë e letërkëmbimit përfitojnë nga projekte të ndryshme, të cilat synojnë përmirësimin e jetës së fëmijëve, familjes, por ata nuk përfitojnë të ardhura financiare. Në projektin e letërkëmbimit regjistrohen fëmijët e moshës 3-12 vjeç. Për t’u regjistruar në projekt, fëmijëve u bëhet një fotografi dhe plotësojnë një formular me informacionin e nevojshëm. Disa muaj pas regjistrimit fillon shkëmbimi i letrave mes tyre dhe miqve. Vogëlushët, veç letrave dhe kartolinave, mund të marrin edhe dhurata simbolike.
RregullatPërkthimi i letrave shqip-anglisht kryhet nëpërmjet përkthyesve, të cilët ndihmojnë fëmijët për të shkruar sipas rregullave drejtshkrimore dhe pa gabime. Adresa ku depozitohen dhe dërgohen letrat mes palëve është zyra e “ëorld Vision” dhe jo adresa e banesave private. Ndërkaq, një pjesë e mirë e fëmijëve të cilët kanë vazhduar komunikimin nëpërmjet letrave në distancë, ka pasur edhe ftesa, takime, vizita.
Interneti, rrjetet sociale por edhe magjia e teknologjisë së lartë, ende nuk e ka fashitur metodën tradicionale të letërkëmbimit, madje duke shkruar me dorë, as me kompjuter e as me makinë shkrimi, njësoj si në kohët e vjetra.
#