E Enjte, 5 Nëntor 2026

Fëmijët në COD, njohja me hapësirat rekreative të Kryeministrisë

TIRANË, 7 gusht/ATSH/ Aktivitetet gjatë pushimeve verore mbeten po aq të rëndësishme për fëmijët sa edhe mësimet. Kampe verore të ndryshme, këto ditë, kanë vizituar mjediset e Qendrës për Hapje dhe Dialog, pjesë e programit të tyre për njohjen me institucionet e ndryshe publike që ofrojnë hapërisa rekreative.

Gjatë vizitës në mjediset e COD-it, fëmijët u njohën më nga afër me mjediset e institucionit dhe me veprimtaritë që ofron ai për moshën e tyre. Edhe pse të vegjël, kureshtja për ekspozitën “Things Take Time” ishte e madhe.

Gjatë qëndrimit në COD, fëmijët patën mundësi të vizitonin edhe instalacionet që gjenden jashtë godinës si “Kërpudha”, “Radura” etj., duke pasur mundësi argëtimi edhe në mjediset e jashme.

1 nga 12

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›