E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femra më e vogël e planetit, është 62 cm

Milano 19 Mars NOA – Më e vogël se kaq, nuk bëhet. Është fjala për një vajzë indiane e cila në sajë të përmasave të saj trupore është shndërruar tashmë pjesë e rekordeve botërore.

Quhet Jyoti Amge, 17 vjeç, indiane dhe është e gjatë, ose më saktë e shkurtër 61,95 centimetër.

Struktura e saj trupore e ka bërë atë protagoniste në Shfaqjen e Rekordeve, e transmetuar nga një prej kanaleve italiane.

Vajza “ekstra e vogël”, me zërin që ngjason si një personazh i filmave të animuar, duhet thënë se e ka bërë për vete të gjithë publikun që po e ndiqte drejtpërdrejtë dhe kjo në sajë të ironisë dhe inteligjencës që karakterizonte atë.

Përmasat e saj rezultojnë akoma më të jashtëzakonshme në rast se ato paralelizohen me ato të modeles më të gjatë në botë.

r.b/NOA

Lajme të ngjashmeKosovë, arrestohet një femër, trafikonte e mashtronte emigrantëPër femrat, ushqimi më i rëndësishëm se seksi Lidhje: 62, centimeter, e vogel, femer

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›