E Diel, 1 Nëntor 2026

Fenomeni shqiptar në Eurovision, Alis pushton rrjetin, Nân videoja më e ndjekur në Instagram

Kënga “Nân” ka regjistruar një sukses të madh në rrjetet sociale, duke thyer rekorde shikueshmërie në faqen zyrtare të Eurovision në Instagram.

Performanca e artistit Alis ka arritur mbi 4.5 milionë shikime në këtë platformë, duke u renditur mes videove më të ndjekura dhe më të pëlqyera të këtij edicioni.

Sipas të dhënave të publikuara në Instagramin e Eurovisionit, “Nân” kryeson në raport me këngët e tjera pjesëmarrëse, ndërsa në vendin e dytë për nga klikueshmëria renditet kënga Eclipse e Australisë.

Me një interpretim vokal të fuqishëm dhe thellësisht emocional, Alis elektrizoi arenën e Wiener Stadthalle në natën e dytë gjysmëfinale, duke i siguruar Shqipërisë biletën për në natën e shumëpritur të së shtunës (16 maj).

Kënga “Nân” bëri jehonë dhe në mediat ndërkombëtare. BBC vlerëroi performancën e Shqipërisë në Eurovision, duke e cilësuar interpretimin e Alis si emocional dhe të paharrueshëm.

Media prestigjioze shkoi edhe më tej, duke u futur në thelbin që kënga përcjell. Ajo vlerësoi ‘Nân” për mesazhin e thellë që përcjell te publiku, teksa thekson se këngëtari Alis Kallaçi pushtoi skenën e Wiener Stadthalle me performacën e tij.

View this post on Instagram

A post shared by Eurovision Song Contest (@eurovision)

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›