E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson, 53 milione per Sergio Aguero

Alex Ferguson ka ndryshuar plotesisht drejtim ne merkato, duke i hedhur syte nga sulmuesi argjentinas i Atletico Madrid, Sergio Aguero.

Pas hipotezes Benzema, tekniku skocez mendon se argjentinasi mund te jete zevendesuesi ideal i portugezit Cristiano Ronaldo dhe per ta marre ne “Old Trafford” ka ofruar plot 53 milione euro. Pengesa e vetme per momentin eshte paga e larte qe pretendon lojtari (235 mije euro ne jave), por Manchester propozon 140 mije euro ne jave per nje kontrate 5 vjecare.

I interesuar per “El Kun” eshte edhe italiani i Chelsea, Carlo Ancelotti por edhe tekniku i Interit, Jose Mourinho. Me i favorizuar eshte Ferguson pasi ka plot 93 milione euro per te shpenzuar nga shitja e luzitanit.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›