E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson: Përfundim i çmendur ndaj Cityt

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka përgëzuar lojtarët e tij për fitoren e madhe në sekondat e fundit ndaj rivalit Manchester City.
"Ishte një përfundim i çmendur. Ky është goli i tretë këtë sezon në sekondat e fundit ndaj Cityt, por të gjithë i kemi merituar. Ne i patëm rastet tona, por unë mendova se nuk do të kishte fitues. Ndeshja ishte shumë e hapur në dhjetë minutat e fundit".
"Derbi është derbi dhe mënyra si kemi fituar u ka dhënë kënaqësi tifozëve. Ta bëjmë këtë në fushën e Cityt është një rezultat i mrekullueshëm për ne", përfundoi Ferguson.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›