E Diel, 1 Nëntor 2026

Ferizaj 3 nxenes plagosen me arme zjarri

PRISHTINE-Tre nxenes jane plagosur dje ne gjimnazin Kuvendi i Arberit ne Ferizaj.
Sipas policise ngjarja ka ndodhur rreth ores 8.50 pas perfundimit te ores se pare te mesimit. Zedhenesi rajonal i policise Agim Gashi ka thene se ne baze te hetimeve paraprake nje person ka qelluar me arme zjarri ne drejtim te nxenesve nxenes duke plagosur tre prej tyre. Dy nga tre nxenesit jane jashte rrezikut per jete ndersa njeri prej tyre pak me rende. Te tre keta kane marre plage ne pjesen e poshtme te gjymtyreve ka thene Gashi.

Mesohet se autori eshte nje person tashmei identifikuar nga policia.
Policia nuk ka bere te ditur motivet por thekson se i dyshuari nuk ka qene nxenes i kesaj shkolle.
Rasti I rende eshte denuar nga drejtoria e shkolles qe ka kerkuar qe te nxirret para pergjegjesise dhe te denihet autori.

Plagosjen e tre nxenesve e ka denuar edhe ministri i Arsimit Shkences dhe Teknologjise Enver Hoxhaj gjate nje vizite qe i beri Ferizajt duke e cilesuar kete ngjarje si nje lajm jo te mire per Kosoven. Lajm qe edhe mua si minister me ka prekur. Bashkepunetoret e mi po e percjellin gjendjen nga afer. Sipas informatave tona ishte nje situate konfliktuoze e krijuar jashte objekteve shkollore para disa javeve por i cili u mbart me pas brenda objektit shkollor eshte shprehur Hoxhaj.

d.b/QIK/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›