E Martë, 3 Nëntor 2026

“Ferma VIP”, Dijonisi flet për “raportin” me Sokolin: Do e marr me vete kur të dal

Dijonisi është shprehur se do ta marrë me vete Sokolin, pasi eksperienca e tij në “Ferma VIP” të përfundojë.

I pyetur nga opinionistja, Armina Mevlani, nëse do e ‘adoptojë’ Sokolin,  ai tha që e ka shprehur edhe më herët këtë dëshirë.

“Po patjetër e dua me vete kur të dal”, tha ai.

Sokoli është pagëzuar me këtë emër nga Dijonisi, teksa kjo mace është kthyer në më të famshmen në Shqipëri.

“Prime” i tretë i spektaklit më të ndjekur në Shqipëri “Ferma Vip” transmetohet çdo të hënë dhe të premte në orën 21:00 në Vizion Plus dhe 24 në 24 në dy kanale të dedikuara në Tring, “Ferma Vip 1” dhe “Ferma Vip 2”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›