E Martë, 3 Nëntor 2026

“Ferma VIP”, Dijonisi merakoset për Sokolin: E njoh më mirë se veten, duhet një veteriner

Dijonisi është merakosur për macen më të famshme në Shqipëri, Sokolin, i cili së fundmi nuk ka shkaktuar rrëmuja në “Ferma VIP”.

Mungesa e energjisë së Sokolit ka shqetësuar Dijonisin, i cili ka kërkuar ndihmën e një veterineri.

“Nuk ka ndenjur ndonjëherë kështu, një gjë e ka ky, unë e njoh Sokolin më mirë se veten. O Sokol trego çfarë ke, çfarë të shqetëson. Duhet ta çojmë te veterineri”, tha Dijonisi i merakosur për macen.

Fermerët e tjerë kanë theksuar se Sokoli sapo është zgjuar, ndaj edhe nuk është aktiv, megjithatë Dijonisi nuk është bindur./vizionplus.tv/

https://www.instagram.com/reel/C5BmnIMo5nC/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›