E Martë, 3 Nëntor 2026

“Ferma VIP”, Valeri tregon dhuratën e veçantë që mori nga i burgosuri: Është njeriu me më shumë influencë në veri

Valeri gjatë një diskutimi me fermerët e tjerë ka treguar një histori me një të burgosur, gjatë punës së tij si mjek. Ai theksoi se bëhet fjalë për një person me mjaft ndikim në veri të vendit, i cili ndonëse me precedent të theksuar, besonte në Zot.

“Unë kam Kuranin të dhuruar nga një i burgosur që është një nga personat më me ndikim emë me forcë në krejt veriun e Shqipërisë dhe person nga më të vështirët që mund të ketë pasur në historinë e burgut për të menaxhuar, komunikuar e afruar me të. Përpara se të dilte më ka dhuruar Kuranin, jam kujdesur për nja dy vite për atë person”, tha ai.

Ai tha se i është dashur të bëjë edhe rolin e psikologut me të burgosurit.

View this post on Instagram

A post shared by @fermavip.al

24 orë në shtatë ditë të javës “Ferma VIP” transmetohet në dy kanale të dedikuara të platformës Tring, me cilësi absolute, ku mund të ndiqni lojërat dhe diskutimet e fermerëve./vizionplus.tv/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›