E Martë, 3 Nëntor 2026

“Ferma VIP”, fermerët diskutojnë nominimet, kush është më i rrezikuar

Ditea, Gloria dhe Niko kanë diskutuar nominimet dhe kanë dhënë emrat e personave që shohin në rrezik mbremjen e sotme.

Niko shprehet se Çiljeta është fermerja që ka krijuar më pak situata. Ndërkohë Gloria mendon se Rigelsa nga debatet e fundit mund të ketë fituar shumë pikë.

Pjesë nga diskutimi:

Gloria: Rigelsa s’del në nominim

Ditea: Jo në nominim, por mos e heqin se ka thyer rregullat

Gloria: Rigelsa nuk ka prek njeri, të themi të drejtën, është veprim i shëmtuar, dhunë psikologjike, por s’ka prek njeri me dorë. Rigelsa mund të dalë edhe tek katër me të preferuarit

Niko: Po kush nuk ka krijuar situata në shtëpi?

Ditea: Mariana doli e dyta tek të preferuarit, kshuqë ska rrezik

Niko: Çiljeta për shembull nuk ka krijuar asnjë situatë

Gloria: Nuk është pasive Çiljeta

Ditea: Por nuk do të thotë të krijosh situatë duke u zënë

Grupi blu është në nominim dhe përbëhet nga  Robert Berisha, Mariana Kondi, Rigelsa Cybi, Çiljeta Xhilaga, Dijonis Biba, Albano Bogdo, Niko Komani dhe Elsa Lila. /vizionplus.tv/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›