E Martë, 3 Nëntor 2026

Ferma familjare…tre vëllezërit braktisin emigrimin, krijojnë fermën e tyre

E nisën pas viteve 90- si mundësi për të jetuar duke mbajtur 2-3 lopë. Më pas 2 vëllezërit Albert dhe Anton Shelqetja, shtuan krerët duke e bërë një minifermë të vogël në fshatin Barbullush të Vau Dejës. Vëllai i vogël Aldo në ato vite ndodhej në Itali, por në vitin 2017, ai vendosi të braktisë emigrimin dhe tu bashkohet vëllezërve. Të gjithë bashkë sot kanë arritur të mbarështojnë 150 krerë lopë.

“E pashë që kjo punë ishte duke marrë drejtim më të mirë, vazhduam duke punuar dhe e shtuam edhe më tepër”, tha Aldo Shelqetja.

Duke parë mundësinë e fitimit familja vendosi përmes një kredie të blejë pajisjet më të mira si për mjeljen po ashtu edhe për sistemimin e tyre.

Aktualisht familja Shelqetja arrin të përballojë me fuqi punëtore punët e fermës, por nëse u jepet mundësia ato mendojnë ta zgjerojnë sërish duke vendosur rrënjët në vendlindje si mundësia më e mirë e të jetuarit.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›