E Martë, 3 Nëntor 2026

Fermërët hedhin prodhimet, shkak çmimi i ulët i luleshtrydhes dhe kastravecit

Çmimi i ulët me të cilin po shesin prodhimin e sezonit nxori në rrugë kultivuesit e luleshtrydhes dhe kastravecit në Dimal dhe Frakull te Fierit për të protestuar.Kastraveci u hodh në kanal sepse sipas fermerëve, çmimi 40 lekë/kg me të cilin ai po tregtohet, nuk mbulon kostot e propdhimit.

“Nuk mbuloj dot shpenzimet e bëra, nëse do të vazhdojë i njëjti çmim, jemi drejt falimentimit dhe do të detyrohemi të largohemi në emigrim”, thotw njw fermer.

Nën kosto për fermerët po shitet edhe luleshtrydhja me një çmim prej 50 lekës, që sipas tyre, është i pazakontë për këtë periudhë të vitit. Shkak për uljen e çmimit thone fermeret janë bërë lajme nga mediat fqinje, që i përshkruajnë produktet tona me pesticide.

“Ne kemi shumë shpenzime të mëdha, është 11 muaj punë dhe presim këto 10 ditë që të vjelim dhe shesim. Kemi ardhur nga emigrimi, kam investuar 30 mln lekë nga xhepi im. 4 mijë lekë një arkë shitet sot, vjet ka qenë 11 mijë lekë”, u shpreh fermeri.

“Edhe pse kemi luleshtrydhe biologjike, përsëri te malli ynë dyshojnë. të na japin një drejtim. Ne themi që kemi mall të pastër, le të vijë kusht të dojë dhe ta vërtetojë. Ne çdo ditë çojmë mostra për të bërë analiza, por nuk e marrim kërkesën për mall.”

“Këto dittë e f undit është vënë re që çmimi I luleshtrydfhes ka rënë ndjeshëm. Ka pasur sahumë ndërhyrtje nga shtetet fqinje sepse ato kanë dalë me prodhimin e tyre dhe kanë dalë me lajme që prodhimi ynë është me pesticide. Kjo ka pasur një impact shumë negativ në çmim. Janë ditë të vështira për të gjithë ne. Fermerët kanë shumë shpenzime.”

“Çmimi ka rënë sepse 4-5ditët e fundit mediat boshjnjake dhe serbe kanë nxjerrë nëpër gazeta dhe portale që luleshtrydhet tona janë me pesticide.”

Fermerët kërkuan nga Ministria e Bujqësisë të ngrejë një komision për të verifikuar pesticidet që shiten në treg dhe nëse nuk plotësojnë kriteret të asgjësohen.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›