E Martë, 3 Nëntor 2026

Fermerët kujtojnë Marianën: Do jetë duke bërë kokrrën e qejfit, po tregon gallatat e Dijonisit

Aktorja e mirënjohur Mariana Kondi, ishte e skualifikuara e radhës nga “Ferma VIP”. Pas daljes nga ferma, aktorja iu bashkua Valerit në ishullin Arameras, për të vijuar aty rrugëtimin për të fituar çmimin e madh.

Por duke qenë se fermerët e tjerë nuk e dinë këtë fakt, ata e kanë kujtuar Marianën sot, teksa ishin duke konsumuar drekën.

Ishte Flori ai i cili e kujtoi i pari, me të cilin aktorja ka pasur një raport shumë të mirë.

“Mariana kushedi si do jetë duke bërë kokrrën e qejfit”, tha Flori.

Gloria, për ta pasuar mendimin e tij, aludoi se aktualisht Mariana do jetë duke treguar gallatat e Dijonisit.

“Do jetë duke treguar të gjitha gallatat e Dijonisit”, shtoi Gloria./vizionplus.tv

https://www.instagram.com/p/C6q8eBZMbEC/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›