E Martë, 3 Nëntor 2026

Fermerët nisin punët, Flori kritikon Valerin dhe Xhesikën: Preki bajgat, pastroje mirë stallën!

Mëngjesin e sotëm, fermerët janë marrë me punët e fermës. Grupi i cili është në nominim, pasi bie gongu nga Agai duhet të kujdesen për kafshët.

Teksa Xhesika dhe Valeri ishin duke pastruar stallat, Flori, i cili është kryefermer ka shkuar për të kontrrolluar a po shkon puna siç duhet.

Madje, ai ka kritikuar pastrimin e stallës duke i thënë Valerit se duhet t’a pastrojnë nga fillimi së bashku me Xhesikën.

Pjesë nga biseda:

Flori: A mo Valer Kolnikaj si përfundove?

Valeri: Si?

Flori: Duke pastruar bajgat. Nga njëshi i fermës që milje lopën, tani ke përfunduar të pastrosh bajgat

Valeri: Kush tha që nuk e mjel dhe lopën

Flori: Lopën e mjel Gloria. Hajde pastro bajgat aty, lëri llafet

Xhersika: Pse bëhesh këshu re Valer direkt?

Flori: Punoni se do ju kontrrolloj. Ashtu të pafsha gjithë jetën në nominim duke pastruar bajgat

Valeri: Lëreni kryefermerin të bëj gjërat mirë se e ka ditën e fundit të pushtetit

Flori: Hajdeni këtu, ça është ajo aty. Çfarë do uthulla këtu?

Xhesika: E kanë lënë ata të tjerët

Flori: Po këto bajgat?

Valeri: Ato sapo janë bërë, janë të freskëta, preki me dorë

Flori: Preki ti se unë jam kryefermer. Hajde preki. Ke për detyrë të pastrosh, nuk ka rënë gongu. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›