E Enjte, 5 Nëntor 2026

Fermeri nga Baldushku kultivon perime fushe të cilësisë së lartë

TIRANË, 5 shtator /ATSH/ Festimi në fshatin Baldushk kultivon në fermën e tij me sipërfaqe prej 2.5 hektarësh kryesisht perime fushe si domate, spinaq, patate dhe sallatë. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau historinë e Festimit, prodhimet e fermës së të cilit shkojnë në tregun vendas, duke u siguruar konsumatorëve produkte cilësore Made in Albania. Përveç kësaj, Festimi me profesion është agronom të cilin e ushtron në farmacinë e tij bujqësore, u vjen në ndihmë fermerëve të zonës me këshilla të vlefshme për prodhime cilësore me rendiment të lartë. Njëherazi, Festimi hap dyert e fermës së tij për të gjithë fermerët e zonës, duke u demonstruar aplikimin e suksesshëm të metodave bujqësore në prodhim. 1 nga 6

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›