E Diel, 1 Nëntor 2026

Fermeri përballet me sfida, problem krahu i punës dhe tregu

Në Shtiqen ka nisur vjelja e kumbullës, një nga kulturat frutore që kultivohet prej vitesh nga fermerët e zonës. Artan Basha është një prej kultivuesve, me rreth 400 rrënjë kumbulle të mbjella në një sipërfaqe prej 7 dynymësh. Ai thotë se prodhimi këtë sezon ka qenë i mbarë.

Kumbulla ashtu si dhe shumë kultura të tjera të pemëve frutor ndodhen tashmë në fazën e vjeljes. Produkti po tregtohet me një çmim që arrin deri në 80 ALL për kilogram.

Puna në pemëtore nis që në muajin shkurt me krasitjen dimërore dhe vijon gjatë gjithë sezonit me mirëmbajtjen e pemëve. Basha shprehet se një nga vështirësitë kryesore është mungesa e fuqisë punëtore, ndaj pjesën më të madhe të punëve e ka përballuar vetë.

“Ka filluar më 15 shkurt dhe vazhdoj krasitjen, spërkatën dimërore. Mbas lulëzimit i spërkatim për mos u tharë”, tha fermeri.

Po krahas kostove dhe punës së vazhdueshme, një nga vështirësitë kryesore për kultivuesit mbetet gjetja e fuqisë punëtore.

“I bej i vetëm të gjitha, krasitje, spërkatje”, tha ai.

Kultivuesit kërkojnë më shumë mbështetje dhe mundësi për tregtimin e prodhimeve, në mënyrë që puna në pemëtari të jetë më e qëndrueshme dhe fitimprurëse.

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›