Ferri në Gaza, vendi ku gra dhe fëmijë luten për armëpushim (FOTO)
Gaza- Izraeli ka shtyrë një operacion tokësor të planifikuar në Gaza për t’i dhënë një shans bisedimeve për të siguruar një armëpushim me militantë e Hamasit.
BBC-ja duke cituar zyrtarët lokalë tha se është e kuptueshme që Izraeli ka vendosur një afat kohor deri të enjten që planet e ndërmjetësuara nga Egjipti të kenë sukses.
Konflikti i tanishëm filloi të mërkurën e kaluar, kur Izraeli vrau komandantin ushtarak të Hamasit, duke thënë se ai donte t’i jepte fund sulmeve me raketa mbi Izraelin.
Më shumë se 110 palestinezë dhe tre izraelitët janë vrarë deri tani. Ministrat izraelitë u takuan në fund të hënën vonë për të diskutuar propozimet egjiptiane mbi armëpushimin, pasi zyrtarët pritet të rifillojnë bisedimet në Kajro.

Konflikti në Gaza
Trupat izraelite janë vendosur masivisht përgjatë kufirit, duke shkaktuar frikë për një ofensivë tokësore të ngjashme me atë të 2008-09. Një zëdhënës i tha BBC-së se kryeministri Benjamin Netanyahu i kishte telefonuar presidentit amerikan Barak Obama.

Fëmijë gjatë luftës
“Izraeli dëshiron që bisedimet të kenë sukses, por ne jemi të përgatitur për të shkuar në Gaza”,- tha zëdhënësi. Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton ndodhet në Izrael për bisedime për krizën.
Zonja Klinton theksoi se “mënyra më e mirë për të zgjidhur këtë është përmes diplomacisë, kështu që ju keni një zgjidhje paqësore që i jep fund sulmeve me raketa dhe lejon për një qetësi më të gjerë në rajon”,- tha zëvendës këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Obamës, Ben Rhodes.
Terror në Gaza
Ndërkohë, Këshilli i Sigurimit po debaton mbi një deklaratë duke bërë thirrje për të dyja palët për të ndaluar sulmet dhe adresuar nevojat humanitare në Gaza. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon tha: “Familjet dhe fëmijët po vdesin si pasojë e dhunës së pakuptimtë”. Babai dhe dy djemtë e tij dy dhe katër vjeç u vranë gjatë natës, thanë zurtarët shëndetësore të Hamasit.

Konflikti në Gaza rrezikon gra dhe fëmijë
Izraeli, si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, e konsiderojnë Hamasin si një organizatë terroriste.
Dorina Bilbili/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: