Fest ’62, Adelina Ismajli: Ftesa për t’iu bashkuar Festivalit, nderi më i madh që më është bërë në jetë

Diva e muzikës shqiptare, Adelina Ismajli është rikthyer pas shumë vitesh, ndërsa jo vetëm do të ngjitet në skenën e Fest ’62, por do të jetë edhe një nga anëtarët e jurisë. Pak para nisjes së Festivalit, këngëtarja ka treguar emocionet e saj për Arjola Shehun, teksa ftesën për t’iu bashkuar Fest’62 e konsideroi si nderin më të madh që i është bërë ndonjëherë.
“Është nderi më i madh i jetës sime të jem këtu sonte si pjesë e jurisë. U shtanga kur mu ofrua pozicioni sepse është e vështirë të gjykosh dikë, por është nderi më i madh në jetë që më është bërë dhe jam shumë e emocionuar”, u shpreh Adelina Ismajli.
“Zemrën nuk ta fal” është kënga me të cilën Adelina ka garuar në Festival vite më parë, një këngë që edhe pse nuk mori asnjë çmim, në fakt rrëmbeu zemrën e publikut dhe vijon të dëgjohet edhe sot. Por e pyetur se përse nuk u vlerësua me asnjë çmim kjo këngë, Adelina thotë me humor: “Nuk kishin faj për shkak të performancës sepse ishte shumë skandaloze në atë kohë”.
/rtsh.al/