E Martë, 3 Nëntor 2026

”Fest’ 62”-Shkodranja Martina Serreqi, artistja e talentuar u vlerësua me Çmimin e Kritikës

“Fest 62”, ngjarja më e rëndësishme e vitit 2023 në muzikë, dhuroi 31 krijime të reja fondit të muzikës së lehtë shqiptare. Shkodra, si çdo vit tjetër kishte përfaqësuesit e vet në këtë eveniment.

Martina Serreqi, një “produkt” i QKF Shkodër provoi për herë të parë emocionet e skenës madhështore në kryeqytet. “Çdo gjë shkoi mirë, u përfaqësova nga një baladë, e cila ka tregu vlerat e mia”.

“Vetëm ty” u titullua balada me të cilën ajo mori pjesën e festival dhe gjithashtu u vlerësua nga juria me Çmimin e Kritikës.

Për artisten e re shkodrane, kjo paraqitje dinjitoze përbën një shtysë për të vijuar rrugëtimin e nisur në muzikë. “Kjo performancë më rriti vetbesimin, sepse jam vlerësuar shumë dhe i jam mirënjohëse organizuesve të festivalit.

Martina Serreqi është njëra nga artistet e talentuara të Shkodrës, me një angazhim të vazhdueshëm në aktivitetet muzikore të qytetit.

Përgatiti: Marjo Gjini

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›