E Diel, 1 Nëntor 2026

Festa e 100 vjetorit, Adelina Tahiri me të brendshme dhe plis

Adelina Tahiri gjate interpretimit te saj ne Dardane

Këngëtarja, Adelina Tahiri ka ndezuar atmosferën në Dardanë ku ishte ftuar për të reformuar me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, por veshja e saj është komentuar si jo shumë e denjë për rastin.

Siç shihet edhe në foton, e publikuar nga mediat kosovare, Adelina ka interpretuar vetëm me të brendshme skenike dhe me një plis(qeleshe) në kokë.

Adelina pavarësisht dëshirës së saj për tu dukur sa më bukur dhe për të bërë përvete audiencën, duket se nuk ka gjetur dot kombinimin në festën e 100 vjetorit të Pavarësisë. Megjithatë, ajo ka mundur të krijojë një atmosferë mjaft elektrizuese për të pranishmit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›