E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festa e Bajramit ne Kosove urime nga Sejdiu e Thaci

Drejtuesit e institucioneve te Kosoves presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaci kane uruar besimtaret e fese islame me rastin e Bajramit te Madh. Ne urimin e presidentit Sejdiu thuhet nder te tjera se Kosova ka qene nje shembull i rralle i bashkejeteses i tolerances dhe i harmonise ne mes te njerezve te perkatesive te ndryshme fetare.

Myftiu i Kosoves Naim Terrnava nderkaq ka bere thirrje per perkujdesje me te madhe ndaj te varferve. Ai eshte lutur edhe per suksesin e Kosoves ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara.

Te nderuar besimtare jemi gjenerate me fat qe Zoti na zgjodhi te jemi deshmitar te ngjarjeve te rendesishme per popullin tone si renia e komunizmit lufta per clirimin e Kosoves pavaresine e saj hyrjen e Shqiperise ne NATO fitoren tone ne GJND dhe tani bashkarisht po ndertojme procesin e integrimit te vendeve tona ne BE. Presim qe edhe neser ne AP te OKB-se e dalim fitimtar dhe Kosova perfundimisht te ze vendin e saj ne OKB tha Terrnava.

Manifestimi qendror i faljes se Bajramit mbahet ne Xhamine Sulltan Mehmet Fatih e njohur ndryshe si Xhamia e madhe ne Prishtine.

Bul Salihu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›