E Diel, 1 Nëntor 2026

Festa e Bukës së Re në Maliq, banorët ruajnë traditën që forcon lidhjet mes brezave

Maliqi festoi mbrëmjen e së martës traditën e Bukës së Re, një event që prej vitesh mbledh banorë e vizitorë nga zona të ndryshme, duke krijuar një atmosferë të gëzuar.

Ceremonia u shoqërua me këngë dhe valle popullore, ndërsa në qendër të saj ishte ndarja simbolike e Bukës së Re nga kryetari i bashkisë, Gëzim Topçiu.

“Festa e bukës së re është një moment i veçantë për komunitetin tonë. Ajo jo vetëm nderon prodhimin bujqësor dhe përpjekjet e fermerëve, por gjithashtu forcon lidhjet mes brezave dhe përcjell vlerat tradicionale te të rinjtë”, tha ai.

Banorët thanë se kjo traditë konsiderohet një pikë e rëndësishme takimi dhe bashkimi për komunitetin.

Festa e Bukës së Re në Maliq nuk është vetëm një mesazh për mundin e fermerëve, por edhe një mënyrë për të ruajtur dhe forcuar identitetin kulturor të zonës, duke i dhënë shansin të rinjve të mësojnë dhe të trashëgojnë traditat lokale.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›