“Festa e Çobanit” në Bogë, mes malësorëve për promovimin e traditave të trevës

Pika turistike e Bogës përjetoi dy ditë të bukura festive me këngë, valle dhe promovim të vlerave dhe traditave të zonës.
Me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me fermerët dhe blegtorët e zonave alpine, shoqatat kulturore dhe artistët e artit burimor rrëzë Alpeve Shqiptare e jo vetëm, në kuadër të nismës “Trans’humanca Identitet Kulturor Kombëtar” e mbrojtur nga UNESCO u organizua manifestimi kulturor “Festa e Çobanit”.
I gjithë organizimi festiv erdhi i lidhur ngushtë me Xhubletën, në prehrin e së cilës u rritën barinj rrëzë Alpeve hijerënda shqiptare.
Ky projekt kulturor i rëndësisë së veçantë, synon të rikthejë në identitet jetën baritore të blegtorëve tanë dhe të shpalosë pasuritë agrokulturore që të ofrojnë bjeshkët tona.
Gazetar: Marjo Gjini
/rtsh.al/