E Diel, 1 Nëntor 2026

Festa e Lakrorit në Polenë, tradita korçare që tërheq vizitorë

TIRANË, 8 gusht /ATSH/ Tradita, kulinaria dhe mikpritja u bashkuan sërish në Polenë të Korçës, ku u zhvillua Festa e Lakrorit, një aktivitet që prej vitesh mbledh banorë, miq dhe vizitorë të shumtë.

Amvisat e Korçës u mblodhën edhe këtë vit për të ruajtur dhe promovuar një prej gatimeve më të njohura të zonës, lakrorin me saç ose lakrorin me dy petë, i cili ishte në qendër të tryezave të festës.

Gratë e Polenës dhe të gjithë zonës së Korçës vijojnë ta ruajnë me përkushtim recetën tradicionale të lakrorit, një gatim i kërkuar nga vizitorët gjatë gjithë vitit.

Mënyra e veçantë e pjekjes, veçanërisht përdorimi i saçit, është një nga elementët që i jep këtij gatimi shijen karakteristike dhe unike.

Festa ka tërhequr edhe turistë nga vende të ndryshme të rajonit, të cilët kanë shijuar gatimet tradicionale dhe mikpritjen e zonës.

E organizuar çdo gusht, Festa e Lakrorit synon të promovojë kulinarinë dhe traditat e Polenës, duke u kthyer gjithnjë e më shumë në një pikë tërheqëse për vizitorët që zgjedhin Korçën si destinacion për fundjavën.

1 nga 19

/gj.m/j.p/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›