E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Festa e Pavarësisë, Ambasada Shqipërisë në Gjermani organizon pritjen zyrtare

TIRANË, 28 nëntor /ATSH/ Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë organizoi një ceremoni festive me rastin e Ditës së Pavarësisë dhe Ditës së Forcave të Armatosura.

Në një njoftim të saj, ambasadës shqiptare në Gjermani bën të ditur se, në Berlin vazhdon Java e Kulturës Shqiptare dhe Nëntori Kuqezi edhe me pritjen zyrtare dhe koncertin klasik me rastin e 112-Vjetorit të Pavarësisë dhe Ditës së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Ambasada shqiptare në Gjermani, organizoi një pritje me këtë rast në sallat prestigjoze të Përfaqësisë së Landit Nordrhein-Westfalen, ku morën pjesë zyrtarë të MPJ gjermane, përfaqësues të institucioneve qendrore e vendore të Gjermanisë, trupi diplomatik dhe atashetë ushtarakë të akredituar në Berlin, si dhe miq të Shqipërisë e Ambasadës.

Në këtë takim përshëndeti ambasadorja shqiptare në Gjermani, Adia Sakiqi, atasheu Ushtarak, Kolonel Arben Zani dhe Zv. Drejtuesja e Përfaqësisë së Landit të NRW, Sieglinde von Wasielewski.

Pritja u kremtua me një koncert klasik me këngë shqiptare të interpretuara mjeshtërisht nga artistet shqiptare, mezo soprano Vikena Kamenica dhe pianistja Merita Rexha Tërshana, të cilat mbushën sallën me emocione të jashtëzakonshme.

Artistët shqiptarë sollën një performancë magjike, të kulturës dhe artit shqiptar.

Gjatë aktivitetit u prezantua edhe ekspozita “Rruga e Lirisë: Çlirimi i Shqipërisë në fotografi historike”, teknika nga Gent Lazri dhe foto nga Erion Kovaçi.

1 nga 7

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›