E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Festa e Shën Kollit, simbol i besimit dhe historisë shqiptare

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/ Besimtaret e krishterë sot festojnë Shën Kollin. Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër solli në vëmendje një nga objektet më të rëndësishme të kultit në vendin tonë, Katedralen e Shën Nikollit në Lezhë.

Monument Kulture (Kategoria I), kjo faltore mbart vlera të jashtëzakonshme historike dhe shpirtërore. E ndërtuar në shekullin XIV, me përmasa 17 x 8 metra, katedralja ruan ende gjurmët e afreskeve të lashta, mes të cilave spikat imazhi i Shën Nikollës, mbrojtësit të besimtarëve.

Përveçse një simbol i fesë, ky objekt fetar është i lidhur ngushtë me historinë e kombit tonë. Pikërisht këtu, më 17 janar 1468, u varros heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duke e kthyer këtë vend në një pikë të rëndësishme pelegrinazhi dhe kujtese kombëtare.

Sot, Katedralja e Shën Nikollit qëndron si një dëshmi e identitetit tonë, duke bashkuar traditën fetare dhe historinë kombëtare. /j.p/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›