E Hënë, 2 Nëntor 2026

Festa e Verës dhe Gështenjës – Pogradeci, epiqendra e eventeve turistike dhe kulturore

Në datat 6 dhe 7 dhjetor, në qytetin e Pogradecit do të mbahen dy eventet më të rëndësishme turistike dhe kulturore, siç janë ndezja e dritave të fundvitit dhe festa e verërave dhe gështenjave.

Bashkimi i të dy momenteve është një risi e Pogradecit për këtë vit ndërsa atmosfera që do të krijohet do të bëjë bashkë vendas dhe turistë.

Pjesë e festës së verërave dhe gështenjës në 30-vjetorin e saj do të jenë edhe konkurset për verën dhe kantinën më të mirë, pikturën apo poezinë.

Atmosferës festive do t‘i bashkohen edhe shumë këngëtarë e artistë të ftuar, të cilët do të performojnë në dy netët e eventit.

Për këtë 30-vjetor të festës, sipas rezervimeve në hotele, duket se interesimi është i madh, pasi shumë prej tyre janë afër mbylljes, duke treguar se Pogradeci është një destinacion i preferuar për turistët gjatë këtij sezoni.

Gazetare: Elsa Xhindole

/rtsh.al

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›