E Enjte, 5 Nëntor 2026

Festa e birrës, Rama: Mijëra vizitorë vendas e të huaj zgjodhën Korçën

;

TIRANE, 20 gusht/ATSH/ Kryeministri Edi Rama përcolli mbrëmjen e sotme atmosferën e netëve të festës së birrës në Korçë.

“Magjike netët e festës së Birrës në Korçë”, shkroi Rama në rrjetet sociale ndërsa përcolli momente nga festa që ka mbledhur vizitorë vendas dhe të huaj në qytetin që tashmë e ka traditë këtë festë.

“Për 5 ditë mijëra vizitorë vendas e të huaj zgjodhën Korçën në këtë festë vere”, u shpreh Rama.

Mijëra vizitorë që tejmbushën rrugët, sheshet, hotelet, Pazarin e Vjetër, baret e restorantet, festuan bashkë me korçarët pesë net fantastike.

Eventi u mbështet nga Ministria e  Turizmit dhe Mjedisit dhe u organizua nga Bashkia Korçë.

Festa e Birrës që në konceptin e saj 17 vite më parë, u ndërtua nga bashkia e Korçës si produkt turistik, magnet për vizitorë nga brenda e jashtë Shqipërisë, një produkt që stimulon ekonominë lokale dhe rrit të ardhurat e bizneseve të shërbimit në Korçë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›