Festa e flamurit festohet nga komuniteti shqiptar ne Britani
Forumi i shoqatave shqiptare ne Mbreterine e Bashkuar i perbere nga 16 organizata te ketij Forumi ne bashkepunim me Ambasaden Shqiptare dhe ate te Kosoves organizuan nje Koncert Festiv nen pranine e qindra shikuesve ne Hammersmith Toen Hall. Ne kete festim bashkeatdhetaret u pershendeten fillimisht nga kryetari i ketij Forumi Lutfi Vata i cili falenderoi per kete pjesmarrje masive edhe personalitetet e ftuara nga parlamenti ambasada bashkia dhe fusha te tjera te artit dhe sportit. Te pranishmit u pershendeten nga dy ambasadoret ku zoti Mazi percolli dhe mesazhin e kryeministrit Berisha drejtuar shqiptareve me rastin e festes se flamurit dhe gjithashtu prezantoi arritjet e Shqiperise ne kete pervjetor. Ambasadori i Kosoves nga ana e tij pershendeti te pranishmit duke u uruar atyre diten e pavaresise. Gjithashtu te pranishmit u pershendeten nga Kryetarja e Bashkise se Hammersmith zonja Androni Alford anetari i grupit parlamentar per Shqiperine deputeti Andy Slaughter kryetari grupit Parlamentar per Shqiperine Mark Pritchard. Koncerti nisi me nje program te pergatitur nga shoqatat e ketij Forumi dhe te shkollave shqipe qe operojne ne Britani nga koreografi i talentuar i Zerave te se Ardhmes Genti Kola. Ne fund ne emer te Forumit iu shperndane certifikata mirenjohjeje per kontributin e tyre ne drejtim te komunitetit shqiptar ambasadorit Zef Mazi boksierit te talentuar Kreshnik Qato biznesmenit Nick Berisha dhe ish Kryetarit te grupit paralamentar per Shqiperine ne parlamentin britanik John Grogan.