E Diel, 1 Nëntor 2026

Festa e verës dhe gështenjës Pogradec, prodhuesit kërkojnë të bëhet më shumë për ruajtjen e traditës

Për të 31-in vit radhazi, Pogradeci ka organizuar Festën e Verës Artizanale dhe Gështenjës, një traditë e konsoliduar që prej vitesh bën bashkë banorët e gjithë rajonit, si dhe vizitorë nga brenda dhe jashtë vendit.

Kjo festë, përveç argëtimit, muzikës dhe ushqimit tradicional, ka në fokus konkurrimin e verërave artizanale dhe kantinave shqiptare, duke promovuar prodhimin autokton vendas dhe vlerat e trashëgimisë bujqësore. Festimi i verës së re shërben njëkohësisht edhe si thirrje për ruajtjen dhe shtimin e sipërfaqeve me vreshta dhe gështenja, elementë identitarë të zonës.

Në këtë festë, vëmendje të veçantë zë edhe gështenja, një produkt tradicional që prej dekadash ka qenë burim jetese për shumë familje të zonës.

Për pogradecarët, vera është më shumë se një pije; ajo është pjesë e kulturës dhe mikpritjes.

Për dy netë me radhë, Pogradeci mirëpret me verë buti, muzikë dhe argëtim mijëra qytetarë dhe vizitorë, ndërsa në fund ndahen edhe çmimet për verën më të mirë artizanale, verën më të mirë të kantinave, si edhe për pikturën dhe poezinë më të bukur kushtuar verës.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›